Shqipëria

Tërheqja e Llallës/ Lu jep sinjalet e qarta: Kush ka frikë nga Vetting-u, të frikësohet dhe nga hetimet penale!

Ambasadori amerikan Donald Lu, nuk ndalet me mesazhet e forta të dhëna kundrejt politikës shqiptare. Edhe një herë tjetër ai ka trumbetuar se ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale. Dy ditë më parë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dorëzoi presidentit Meta kërkesën për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit. Njëherësh, ai iu drejtua organeve të Vettingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, për ambasadorin Lu, spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, është një arritje.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, tha ambasadori Lu.

Me theks të veçantë për Llallën, kryediplomati amerikan në vendin tonë heq dyshimet nëse pas tërheqjes nga sistemi, do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vetting-ut.

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion, apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, tha ai.

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *