Debate Lajmi Kryesor

Tahiraj: Ka ardhur koha e fundit të bashkuar ti ndalim këto banda në krye të shtetit, ta ndalojmë copëtimin e Kosovës

Është koha e fundit që shqiptarët në Kosovë të organizohen për të ndaluar veprimet e rrezikshme të Hashim Thaçit për shtetin tonë, thotë për Gazetë Shqiptari.com, veprimtari i shquar nga diaspora, Saim Tahiraj, koordinator nga diaspora i grupeve të para guerile të stërvitura nga Republika e Kosovës në Shqipëri.

Tahiraj thotë se veprimtaritë negative të Thaçit kundër interesave të Kosovës nuk kanë të ndalur. “Aventurat hashimiane po vazhdojnë. Fillimisht nisën me Gjykatën Speciale duke tentuar përmes rrjetit të tij në shoqatat e ashtuquajtura shoqata të veteranëve, të cilat i ka karta të besueshme, dhe që përmes tyre ti realizoj interesat e tija personale. Qëllimi i aventurës së parë ishte që të kushtëzoj bashkësinë ndërkombëtare për ta shpëtuar lëkuren e vetë”, thotë Tahiraj kryetar i shoqatës Sali Çekaj me sei në Zvicër.

Ai thekson se Thaçi u tërhoq vetëm kur e kuptoi se Amerika dhe miqtë ndërkombëtarë kurrë nuk do ta lejonin këtë. “Pasi kjo aventurë hasi në një rezistencë të fortë të bashkësisë ndërkombëtare e veçanërisht të Amerikës, Hashimi u tërhoq, madje duke ndërruar fytyrën e tij siç e ka zakon, nga një njeri që me ç’do kusht donte ta shfuqizonte Gjykatën Speciale, u shndërrue në mbrojtësin e pakompromis të kësaj Gjykate. A thua cilit Hashim duhet ti besojmë? Shpresojmë që kësaj radhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë pazare me këtë pazarxhi të keq”, thotë ai.

Tahiraj e sheh këtë nismë në prizmin e përpjekjeve të tij për ti shpëtuar Gjykatës speciale. “Pasi që dështoi aventura e parë, Hashimi filloi aventurën e dytë edhe më të rrezikshme. Ai në stilin e tij tashmë të njohur si pazarxhi i pacipë, filloi turnetë e tija diplomatike për ndarjen e Kosovës. Këtij pazargjie të pacipë nuk i intereson më territori i Kosovës, por me ç’do kusht pa pyetur për dëmet don ta shpëtoj veten”.

Thaçi, beson Tahiraj, se presidenti është i gatshëm ta fal edhe gjysmën e Kosovës. “Madje edhe sikur ta fali gjysmën e Kosovës në këmbim të lirisë së tij”.

 

Pazarxhi i pafytyrë

Në gjithë këtë aventurë shumë të rrezikshme të këtij pazarxhiu të pafytyrë, më çuditë heshtja e popullit të Kosovës. Ata si duket më janë mësuar me aventurat hashimiane dhe nuk ju bëjnë përshtypje më, sado të rrezikshme të jenë ato”, thotë ai.

Tahiraj është kritikë edhe për heshtjen e LDK-së. “Një çudi e madhe është edhe heshtja e lidershipit të LDK-së, të cilët heshtin thua se nuk po ndodhë asgjë. A thua mos po i ruajnë lidhjet e vjetra që kanë me Hashimin dhe Kadrin dhe SHIK-un e tyre për një koalicion të mundshëm në zgjedhje të parakohshme që po pritet të ndodhin”. Por, sipas Tahirajt përjashtim bën këtu Grupi parlamentarë i LDK-së, i cili herë pas here kritikon këto veprime, por mendoj se jo në masën që duhet. “Ata duhet të jenë shumë më të zëshëm kundër këtyre aventurave të rrezikshme për vendin tonë. Populli i Kosovës nuk guxon të heshtë dhe të presë realizimin e kësaj aventure, e cila rrezikon shtetit tonë që me aq gjakë, mund dhe sakrifica e formuam, dhe me mund edhe më të madh po e ndërtojmë sepse këto banda kriminale po e pengojnë zhvillimin e tij”.

Tahiraj jep kushtrimin për çlirimin e Kosovës nga bandat kriminale në krye të shtetit. “Mjaftë më e gjakosën, e vodhën dhe e sakatuan çdo segment të tij. Popull i Kosovës ka ardhur koha e fundit kur të gjithë të bashkuar ti ndalim këto banda me në krye me aventuristin e rrezikshëm që shtetin tonë e kanë sjellur buzë greminës. Përdorni të gjitha mjetet demokratik që sa më parë ti largojmë këto banda, dhe të lirohet shteti ynë duke marrë rrugën e zhvillimit dhe ndërtimit”, thotë Tahiraj. Gazeta Shqiptari.com

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *