Ballina Shqipëria

Si u lanë 14 burra të pushkatuar në mes të rrugës

  • Shkodra ishte qyteti i fundit ku më pas ushtria gjermanë bëri tërheqjen e madhe nga Shqipëria.

Luftime në qytet nuk pati ndërsa gjermanët u larguan qetësisht. Por para largimit ata hodhën në erë urat e qytetit. Me largimin e tyre, qyteti u mor nga forcat partizane. Në Shkodër pati edhe një mision me disa oficerë anglezë që qëndruan në qytet deri në datën 31 janar 1945.

Fotot dhe atmosfera e përshkruar nga oficerët anglezë janë tepër të rralla. Qyteti ziente nga pasiguria. Banorët e Shkodrës u kërkonin llogari britanikëve se kur aleatët do të zbarkonin në Shqipëri. Britanikët rrëfejnë që trupat partizane nuk ishin miqësore me Shkodrën. Çdo familjeje iu ngarkua të strehonte e të ushqente minimalisht 1 partizan. Shumë prej të dyshuarve si antikomunistë u vranë apo u ekzekutuan, raporton “Newsbomb.al”. Në mes të dhjetorit, një prej oficerëve britanik, Durkan, rrëfen se trupat 14 shkodranëve të pushkatuar u lanë në mes të rrugës në qendër të qytetit.

Ja çfarë raportonte nga Shkodra Kapiteni Durkan i britanikëve:

Partizanë me uniformë shkojnë shtëpi më shtëpi pa asnjë dallim dhe kërkojnë para, ushqime, radio, rroba, makina shkrimi, mjete dhe makineri pune të ndryshme. Këto masa po shkatërrojnë privatësinë e familjeve, po rrisin koston e jetesës së tyre dhe këto familje nuk po lihen të qeta. Fola në qytet me një piktor, me një shitës dyqani, murgeshë, punëtor, mjek, drejtor shkolle, hotelier, punonjës librarie dhe një rrobaqepës. Më thanë :”Ne s’mund të vazhdojmë më kështu. Pse britanikët nuk vijnë?! Ne nuk mund të jetojmë kështu”.
Jeta në Shkodër u dokumentua edhe përmes fotografive të oficerëve anglezë si shkatërrimi i urave, rrugët kryesore, kishat, xhamitë, tregu, Kalaja e Rozafës, etj. Shumë prej këtyre pamjeve qyteti i ka ruajtur ende, siç është qendra e Shkodrës.
Shpjegimi i fotografive./Erald Kapri

T

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/fotot-e-rralla-te-shkodres-pas-luftes-si-u-lane-14-burra-te-pushkatuar-ne-mes-te-rruges-483826/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *