Lifestyle

Shkencëtarët: femrat “më mirë pa jelekët e tyre”

Me vite femrave u është folur për mrekullitë e jelekut të mirë – dhe dobitë e tyre që shtrihen nga qetësimi i dhimbjes së shpinës e deri te reduktimi i lëshimit të gjinjve.

Por, sipas një studimi të ri francez, femrat mund të jenë më mirë pa elementin kryesor të ndërresave të brendshme.

Një studimi i madh 15-vjeçar ka zbuluar që veshja e jelekut në fakt mund ta çojë trupin prapa dhe bën fare pak për ta qetësuar dhimbjen e shpinës.

Hulumtuesit pohojnë që jelekët janë pak më shumë se “domosdoshmëri false” dhe nuk ka asnjë dobi në “eliminimin e gravitetit të gjinjve”.

Hulumtimi është udhëhequr nga profesori Jean-Denis Rouillon, nga University Besançon në Francën lindore, një ekspert i shkencave sportive.

Profesor Rouillon tha: “Në aspektin mjekësor, psikologjik, anatomik – gjinjtë nuk kanë asnjë dobi nga eliminimi apo mohimi i gravitetit.

“Përkundrazi, lëshohen më shumë me jelekë”, raporton “The Local”.

Me ndihmën e mjetit llogaritës special dhe kaliperit, Rouillon ka kaluar vite duke matur ndryshimet në drejtimin e gjinjve të 130 femrave.

Ai ka kryer hulumtimin në Centre Hospitalier Universitaire (Spitalin universitar) në Besançon. /Telegrafi/

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *