Ballina Debate

Polemikë e Lirim Gashit me Muhamet Kelmendin, edhe AAK-ja mori vendime shkatërrimtare për Kosovën

Muhamet Kelmendi

Kosova në katastrofë! Përveç çështjeve të njohura negative që po ekzistojnë në fushën politike dhe në atë juridike, në rend dhe siguri, me krim e me korrupsion etj., disa fakte shumë të mëdha që faktori ndërkombëtar dhe pushteti i Kosovës po tolerojnë, është sjellja shkatërrimtare e minoritetit serb në Kosovë për Republikën. Për të parë këtë po sjelli edhe faktet:

  1. Nga buxheti i Kosovës shkohet te minoriteti serb për rroga, administratë dhe shëndetësi, për çështje të arrestimit dhe të policisë e gjykatat; për sigurime sociale e pensione rreth 80 milionë në vit.
  2. Organizimi politik i minoritetit serb me Listën Serbe nuk i nënshtrohet ligjeve të Kosovës, po atyre të shtetit serb dhe marrin të ardhura nga Kosova dhe zhvillojnë veprimtari destruktive kundër Kosovës.
  3. Asnje qyterare serb nuk paguan asnjë llojë tatimi dhe taksë. Ata nuk paguajnë as rrymë dhe asnjë komunale. Mallrat e tyre futen në Kosovë ilegalisht.
  4. E tërë ekonomia serbe në çdo komunë serbe është ilegale dhe nuk i përgjigjet fare ligjeve të vendit dhe nuk paguajnë fare as edhe një cent në buxhetin e Kosovës.
  5. E tërë veprimtaria kriminale në Kosovë vjen nga Serbia nëpërmjet organeve serbe dhe Listës Serbe në Kosovë dhe veprojnë tërësisht në zhdukje të institucioneve të Kosovës, ndërsa financohen nga buxheti i Kosovës.
  6. Asnjë organ në komunat serbe dhe ne Veri te Kosoves nuk i nenshtrohet pushtetit qendror te Republikes, por shtetit serb dhe nuk ka asnje shenje te Republikës së Kosovës, po të shtetit serb dhe të Serbisë.
  7. Të gjitha gjykatat, prokuroria, arsimi dhe shëndetësia, policia etj., financohen nga buxheti i Kosoves, po nuk i nenshtrohen shtetit te Kosoves. Kemi keshtu nje shtet te ri serb ne shtetin tone te dermuar nga Hashimat e Mustafat e politikes nenshtruese. Dhe ky shtet serb ne Kosove financohet dhe mbahet nga Kosova dhe populli shqiptar me buxhetin e dhimjes dhe te vuatjeve. Vete populli yne jeton shume keqe. Edhe me 70 Euro jeton ne muaj. Dhe nga ky popull merren parat per kriminelet e organizuar nga Serbia ne Kosove. Po keta çetnikë serb që i mban Kosova veprojnë kryesisht kundër shtetit të Kosovës dhe asnjë ligj të Republikës së Kosovës nuk e respektojnë. Asnje lloj pergjegjesie ndaj Kosoves nuk kane dhe vetem ndaj shtetit serb pergjigjen. Pra, duhet thene se me politiken e faktorit nderkombetar dhe te atij sherbyes te Kosoves eshte krijuar nje katastrofe politiko territoriale e vendit. Me kete politik eshte bere copetimi i territorit dhe Kosova vetem ne leter eshte sovrane. Ne mbi 30% te territorit nuk e shtrine Kosova sovranitetin vete. Ne ato pjese vepron shteti serb. Kjo eshte gjendja e tashme e Republikes. Në këtë gjendje gjindet Kosova. MK

 

Polemika e Lirim Gashit

I nderuar Muhamet Kelmendi, plotësisht pajtohem me përmbajtjen dhe çdo shkronjë është në vendin e duhur, por më sa e di unë të gjitha këto vendime shkatërrimtare për Kosovën i ka miratuar edhe AAK, përveç demarkacionit dhe asociacionit. Me vite të tëra kam shkruajtur për bosnizimin e Kosovës, apo rrënimin e funksionalitetit të saj, por të gjithë i kanë futur veshët në lesh, përveç Vetëvendosjes e cila prej fillimit dhe në mënyrë parimore e permanente ishte kundër negociatave pa parakushte, uzurpimit institucional, importit të mallrave nga Serbia, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto negociata e kanë sjellur Kosovën në një situatë absurde dhe skurrile, sikur të ishte ajo agresore e luftës e jo Serbia. Qasja diletante e klasës politike që ka udhëhequr me Kosovën e pasluftës, apo orkestra LDK-PDK të cilës herëpasherë i janë bashkangjitur AAK dhe AKR, përveç që ka qenë e papërgatitur profesionalisht s’ka pasur as synime progresive e as vullnet për ta çuar shtetndërtimin dhe konsolidimin institucional përpara. Përkundrazi zellin më të madh e ka pasur për të ardhur në pushtet dhe për të qëndruar aty me çdo kusht si dhe për ta masakruar pronën publike përmes privatizimit dhe tenderimit mafioz. Klasa politike në Kosovë asnjëherë nuk është konfrontuar me përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjitha dhunimet që ia ka shkaktuar institucionalizmit dhe pronës publike, dinjitetit të kombit dhe suverenitetit të shtetit andaj pasojat janë këto që janë. Mungesa e reciprocitetit, barazisë, subsidaritetit, parimeve, rregullave, koncepteve, konsensusit dhe platformës së përbashkët rreth çështjeve madhore në negociatat e Brukselit e ka sjellur Kosovën në pozicionin më inferior të mundshëm në planin diplomatik, ndërsa uzurpimi institucional, rrënimi i arsimit, kulturës dhe jurisprudencës e ka shndërruar Kosovën në një laborator politik të varur nga mëshira e mafisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk janë analfabetët rrezik për shoqërinë dhe shtetin sa janë gjysmë analfabetët. Përkundrazi të parët janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre reale, andaj merren me gjërat që i njohin më së miri si për shembull: përkujdesja për florën, faunën dhe kafshët shtëpiake (ujitjen e specave dhe domateve, nxjerrjen e patateve etj…) andaj prej tyre shteti dhe shoqëria kanë vetëm dobi, ngaqë prodhojnë pemë, perime, gjizë, djathë, qumësht dhe kos sa për një kozmos. Në anën tjetër gjysmë analfabetët, përveç që janë talentë të mbivlerësimit të vetvetes dhe nënvlerësimit të tjerëve, janë edhe talentë të keqkuptimit dhe keqinterpretimit të informacioneve si dhe të prodhimit konspirativ të intrigave më të rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin. Prirja e tyre për ta mbivlerësuar vetveten i shndërron ata në palaço të cirkut politik, shkencor, social, kulturor dhe edukativ, ngaqë i furnizon me zell, oreks dhe energji të jashtëzakonshme për futjen e hundës së qyrravtë në punët që si njohin aspak dhe për lëshimin e fjalës si lopa baglën kudo dhe kurdo.

 

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *