Ballina Debate

Përvjetorët e Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë të jenë shtytës të  korrigjimit të veprimtarisë së shqiptarëve si individ dhe si shoqëri

Shkruan: Shefqet Jashari-STROFCI

 

Muaji nëntor për ne shqiptarët është muaj feste, muaj gëzimi, muaj reflektimi për suksese dhe mossuksese personale dhe shoqërore. Në gjithë hapësirën tonë  kombëtare u festua 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (së cunguar nga Kasapët e Kasaphanës se Londrës,  për t’ua plotësuar  apetitet e fqinjëve tanë grabitqar).

U mbajtën fjalime të zjarrta romantike nga përfaqësuesit e popullit për të kaluarën tonë të vështirë e të mundimshme, duke ia lan lavdin dhe meritën vetvetit, që i shpëtuam zhdukjes për të cilën punonin me mish e me shpirt fqinjët tanë grabitqar.

U falënderuan dhe u nderuaan burrat e kombit që meritojnë nderim. Por pse nuk u falenderuan miqt e popullit tanë, diplomatët e shquar të Austrohungarisë, që parinë shqiptare e udhëzuan dhe e ndihmuan ta bëjnë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë?! Kjo është një marre mbi marre, që u ba në sy të botës në Shkup, Vlorë dhe Tiranë.

Por pse nuk u madhërua dhe pse nuk u falënderua që në fillim të fjalimeve në rend të parë Zoti i Plotfuqishëm i Cili nëpërmjet faktorit të fuqishëm jashtballkanik, më shumë se një herë na  shpëtoj prej armiqve tanë,  që thurnin plane dhe skenare për të na zhdukur nga faqja e dheut, nuk ka shpjegim. Si duket ose janë të padijshëm, ose janë të pa fe, pra janë me zemër ende komunistë, edhe pse shtiren se janë demokratë  dhe socialistë.

Po u krenuan dhe u lavdëruan këto ditët e fundit të nëntorit shumë shqiptarët që u bënë pasanikë  me djersen e ballit, por më shumë u lavdëruan dhe u dukun nëpër mitingje partiakët e gjorë që kanë bërë pasuri marramendëse në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Edhe populli i shkretë tregoi se  shumë është ‘’ gëzuar’’ duke i rrafët shuplakat nëpër mitingje, kur shihej se  po gëzohej lidershipi i tij.

Po kishte prej shqiptarëve që në vend se të festonin  meditonin, për të bëmat dhe të pabëmat e shqiptarëve.

Po,  shqiptarët që dinë të mendojnë e kanë të qartë  se i Madhi Zot ua bëri tapi të parëve të tyre  territoret më të bukura dhe më të pasura të Evropës për t’i qeverisur dhe shfrytëzuar si është më së miri për ta dhe pasardhësit e tyre.

Shqiptarët mendjemprehtë, që e njohin historinë e tyre dhe historinë e popujve tjerë, kanë kuptuar se ne dhe të parët  tanë,  jo se nuk i qeverisën, nuk i ruajtën dhe nuk i shfrytëzuan si duhet, por u sollën me papërgjegjësi dhe me përbuzje ndaj viseve tona të bukura që na i dhuroi  i Madhi Zot.

Është fakt i pamohueshëm se ne shqiptarët dhe të parët tanë nuk ishim në krye të detyrës për t’i bërë të pa vlefshme planet grabitqare të fqinjëve tanë, ngase përçamja u bë e zakonshme, mu atëherë kur duhej të ishin të bashkuar, dhe kështu vendi me lehtësi  sundohej nga të huajt, ku si pasoj pati që vendi ynë të tkurrej, të zvogëlohej, ndërsa popullsia të  tretej dhe të asimilohej.

Se a kemi punuar për t’i ruajtur dhe për t’i qeverisur si duhet ato pasuri që na e dhuroi Zoti i Plotfuqishëm, është pyetje që don përgjigje në këtë përvjetor të Shtetit shqiptar. Përgjigja duhet të jetë e saktë dhe e  plotë. Të thuhet e vërteta pa ngjyrime romantike dhe zbukurime partiake, me qëllimin më të mirë, jo vetëm t’i numërojmë shkaqet që na quan në këtë gjendje të mjerë, por të gjinden mënyrat për t’i luftuar ato shkaqe, që të bëjmë ndryshime rrënjësore në punën tonë të mëtejshme si individ, si popull dhe si shtet.

Siç dihet të parët tanë Ilirët, edhe pse bënë përpjekje ta ruajnë vendin e tyre nga pushtuesit romak, nuk arritën, jo se nuk ishin trima, jo se nuk kishin mjete lufte, por vetëm pse  nuk ishin bashk. Përçaheshin në mes veti për asgjë. Pasojat dihen. Ilirët e humbën pavarësinë. I humbën territoret e tyre, shumica e popullsisë  u asimilua në popuj tjerë.

Po na shqiptarët që jemi pasardhës të Ilirëve. Të atyre ilirëve që i pshtuan asimilimit. A u bëme më të zotë, më të mençur, më të zgjuar, më të bashkuar, më të ndërgjegjshëm se të parët  tanë  për t’i ruajtur, për t’i qeverisur dhe shfrytëzuar viset më të pasura të Gadishullit Ilirik, që i rimorëm dal ngadalë me shtimin e popullsisë, që erdhi  në saje të rrethanave historike, që i krijoj për ne i Madhi Zot? Përgjigja është negative.

Është e ditur dhe e dokumentuar se në kohen e mesjetës shqiptarët në Gadishullin Ilirik, ishin një popullsi e përzier me popuj tjerë. Ishin ca principata shqiptare në Shqipërinë e sotit, pa një fuqi dhe  ndikim në vend dhe në  rajon. Kosova qeverisej nga mbretër serb, edhepse ishte e populluar me shumicë shqiptare. Arkivet e Vatikanet dëshmojnë se Car ( mbreti) Dushani dhe  Kisha Serbe bënin  presione mbi popullsinë shqiptare të Kosovës që t’i asimilonte, duke ua ndërruar fenë nga katolikë që ishin në orthodoksë, dhe pastaj,  me martesa të përzime t’ua ndërronin gjuhen dhe zakonet.

Fatmirsishtë këto rrethana politike që nuk ishin në favor të shqiptarve i ndrroj i Madhi Zot, duke i ndihmuar Perandorisë Osmane ta shkatrroj shtetin serb në Kosovë, ndërsa shqiptarëve në Gadishullin Ilirik tu krijoj kushte të përshtatshme të rritej e të forcohej në trojet e tij që i Madhi Zot ia kishte bërë tapi, që nga dita që e krijoi Ademin babain e njerzimit.

Siç dihet ne shqiptarët për sa zgjati perenderia Osmane, u rritëm si popul dhe u shtuam. I rikthyem të gjitha teritoret e humbura për t’i qeverisur pashallarët tanë.

Është e ditur se Perandoria Osmane nuk përbëjhej vetëm prej turqve dhe shqiptarëve, siq i kemi mësuar fëmijët tanë gabimisht në shkolla,  por atë e bashkqeverisnin së bashku  me dhjetra popuj.

Edhe pse ne shqiptarët në disa periudha të historisë u  kacafytëm me Perandorinë Osmane, duke e dëmtuar shumë njëri tjetrin, por prap se prap u pajtuam si vëllezër, sepse ishum bashkqeverisës të një Perandorie të fuqishme që ishte superfuqi e botes.

Dhe pastaj shka ndodhi kur Perandoria Osmane humbi busullen e jetes, kur qeveritarët e saj u degjeneruuan, duke mos punuar me drjtësi por me hile dhe padrejtësi?  Po i  erdhi dënimi i Zotit. U shkatrrua !

Po shqiptarët, veçmas paria e tij a bënë përgaditje e duhura që ta shpëtojnë vendin e tyre nga  ramja e Perandorisë së kalbur ?

Siç dihet Lidhja e Prizrenit luajti rol të rëndsishëm tek shqiptarët duke ua mbjellur besimin se do të arrijnë t’i ruajnë teritoret e tyre prej fqinjve grabitçarë, por përçarjet që lindën në mes pjestarve të Kuvendit, ndikuan shumë keq tek  faktori ndërkombtar, veçmas në Kongresin e Berlinit.

Pastaj vijnë kryengritjet shqiptare. Kur luftohej në Nahijen e Shkodres, Kosova dhe pjesët tjera të Shqipërisë lujshin  guxhas.  Kur pastaj Kosova ngrihet në kryengritje pjesët tjera të Shqipërisë lunin sorras.  Dhe shka ishte më e keqja shqiptarët kurrë nuk i kanë bërë luftrat në kohen e duhur, kur rrethanat politike ishin në favorin e tyre, por  i  bënin para kohe ose pas kohe, kur ju shkonte për shtati hienave-çakajve të Balkkanit. Fatkeqsisht në të gjitha periudhat e rëndsishme historike të popullit tanë një pjesë e parisë së tij  përgadiste dhe bënte kryengritje kur ju shkonte për shtati( kur ua donte interesi)  fqinjët tanë,  se prej tyre mernin mësime, armë, ryshfete dhe urdhëra.

Të lumet na për të Madhin Zot, që kurdoher kur fqinjët tanë grabitqar bënin plane dhe skenare për realizimin e ëndrres së tyre  për të na zhdukur nga faqja e dheut, si popull dhe si komb, fuqia e të Madhit Zot,  i bënte të pa vlefshme planet e tyre, nepërmjet faktorit të fuqishëm jashtaballkanik.

Siç dihet Zoti i Plotfuqishëm i dha për detyrë Austrohungarisë t’i mbronte interesat shqiptare, ngase Ismajl Qemajli u urdhërua dhe u ndihmua ta bënte shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë,  ndërsa ajo u bë jo vetëm se  avokat, por edhe fuqia e vetme mbrojtse  prej fuqive të mdha të botes.  Dihet se diplomatët e shquar të Austrohungarisë  u munduan me mish e me shpirtë që teritoret shqiptare të mos coptohen nga kasapët e kasaphanes së Londres, por ato u  coptuan, për t’i knaqur  orekset shtazarake të qakajve të Ballkanit. Por më në fund miku i shqiptarve i detyroj fuqitë e mëdha ta pranojnë Shqipërinë shtet të pavarur.  Më në fund pas shumë përpjekjeve të burrave të shquar të Shqiprisë u  bë Qeveria e parë  e Shtetit shqiptarë në krye me Ismail Qemejlin. Përçamjet e shqiptarve vlonin në kazanin e përgaditur prej të hujve. Ismajl Qemajli u përzu  nga Shqipëria, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, isa Boletini u vranë nga shqiptarët e gjorë me paren e shkaut. Edhe qeveria e Princ Vidit dështoj siç dështuan edhe disa qeveri tjera të mëvonshme. Fatkeqsisht me fajin e shqiptarve mbretnonte kaosi në Shqipëri dhe në të gjitha Viset  shqiptare. Në këto rrethana shumë të pa përshtatshme për shqiptarët, përfundoi   Lufta e Parë Botrore. Fqinjët tanë të paknaqur që Shqipëria figuronte si shtet në Gadishullin Ilirik, edhe pse ishte e gjymtuar prej tyre, bënë plane dhe marrveshtje për ta  zhdukin nga harta e botes.  Por prap Zoti i Plotfuqishëm i bëri pluhën e hi planet e çakajve të Ballkanit duke ia mbushur mendjen  burrit të  madhë  të Amerikes kryetarit Vilson që t’i mbronte shqiptarët dhe shtetin e tyre Shqiprinë. Dashti Zoti dhe Shqipëria prap shpëtoi.

Siç dihet Lufta e dytë botrore e rrxoj për toke Shqipërinë, por Lufta çlirimtare e popullit të saj e ngriti prap në këmb. Fatkeqsisht pavarsia e saj u rrezikua pasi që fara ruse u mboll në Shqipri nga Dushani dhe Milladini. Ajo farë ruse e bëri faktor qunak Enverin, i cili për hatrin e Milladinit e shpalli të pa vlefshme Marrveshjen e Mukjes, ndërsa për hatër të Mugoshes pranoj ta bënte Shqipërinë republikën e shtat  të Jugosllavisë të Titos. Edhe këtë herë Fuqia e të madhit Zot bëri që të ngatrrohet Titoja me Stalinin, ku ajo ngatrresë u bë shkak që Shqipëria të mos bëhet koloni serbo-jugosllave.

Tani vetëm mendjeshkurtërit nuk e kanë të qartë se fara ruse dhe bajraktarët e saj komunistët e gjorë,  për  një gjysmë shekulli e quan në stam të varrit Shqipërinë. Prap fuqia e të Madhit Zot na shpëtoj duke e rrxuar për toke  kryedjallin e djajve të Evropes Lindore- BRSS-në, burimin e të gjitha të kqijave që e gjetën popullin tonë.

Por fara ruse e mbjellur në Shqipri, në Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare është forcuar aq tepër, i ka futur aq thell rrënjët në trullin shqiptar, sa që duhet të kaloj edhe shumë kohë  që ajo të shkulet e të thahet, me një mund dhe punë të përkushtuar nga disa  breza dhe veprimtarë të menqur e të zgjuar me punë konkrete e jo me fjalë boshe që i mer era.

Siç dihet, pasi populli e rrxoj për toke shtatoren e kryexhelatit komunist në Tiranë, shpresohej se  do  t’i hapen rrugët e zhvillimit dhe përparimit. Por u mashtrua shumë. Le ta kujtojmë skenarin e komunistve shqiptarë  se si i krijuan rrethanat për të ardhur në pushtet. Po ia futën  fleken Shqipërisë më 1997. Bandat greke, rrugaqët shqiptarë të LPK-së dhe kumunistët shqiptar me paren e shkaut dhe të grekut e rrxuan për toke shtetin shqiptar.  Skenari serbo-grek u realizua për ta ndar greku me sebin  Shqipërinë. Bëheshin gate forcat greke të hynin në Shqipëri, por lumet na për të Madhin Zot, i cili i dha detyrë Turqisë ta mbronte Shqipërinë. Kur Turqia garantoj integritetin teretrial të Shqipërisë, duke u bërë gati ta sulmonte Greqinë, fuqitë e mdha të botes u detyruan edhe ato pak si në marre, t’a pranojnë integritetin e Shqiprisë. Pra Shqipëria shpëtoj nga coptimi, por u bë koloni greke, me ndihmen e fares ruse. Gazepi për shqiptarët prap filloi, deri sa forcat demokratie ua rimorën pushtetin me voten e popullit të gjorë. Dhe tani Shqipëria ka mar rrugën e përparimit, por fara ruse e mbjellur me kujdes gjatë Luftes së dytë botrore, veçmas shtrufullogjet e OZN-es dhe të UDB.-es Jugosllave, që u instaluan  në Sigurimin e Shqipërisë- (SHIK-SHISH)  nga komunistët serbo-jugosllavnë dhe bajraktarët e fares ruse shqiptarofols, nuk do ta lanë të heci përpara Shqiprinë dhe as shqiptarët kudo që gjallrojnë në trojet e tia etnike. Mjaftojnë t’i marim për bazë sjelljet antishqiptare të PSSH-së që kur populli ia dha voten e tij forcave që donë ta qojnë përpara Shqipërinë në integrimet Euro-atlantike.

Siç dihet edhe shqiptarët që jetojnë në viset e tyre që u bënë  koloni të qakajve të ballkanit, e patën gjithmon dimër dhe kjamet. Qamëria dhe Toplica, u masakruan dhe  u çkombtarizuan. Shqiptarët që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni po bëjne përpjekje të fitojnë të drejtat e pakices kombtare, edhe pse nuk janë pakicë. Shqiptarët e Kosovës Lindore po qëndrojnë në viset e tyre me trimri, edhpse nuk kanë përkrahjen e Kosovës dhe as të Shqirisë.Ndërsa shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre në Mal të Zi, po shpërngulen me të madhe për Amerikën e largët, për të fituar kafshaten e bukes që në vendin e tyre ju mungon.

Fatkeqësishtë  edhe Kosoves ju përgaditë plani ugurzi nga Srbia për t’u bërë tokë serbe siç u ba Toplica dhe siç u ba tok greke Çamria, me ndihm e bajraktarve të fares ruse, nanoistve të çartur për pushtet, dhe pionerve të Enverit. Ata të gjithë së bashku e penguan Luften çlirimtare të Kosovës me të gjitha mënyrat, në rend të parë duke mbjellur përçarje në popull e duke bërë atentate ndaj burrave të fort të kombit,  se ashtu i urdhëronin të parët e tyre: Fatos Nano, që ishte mik i Sebisë dhe Greqisë;  babai i fares ruse, akademik Qosja, i cili nga gjelozia e sëmuar e urrente Rugoven, që u tregua më trim se ai, kur pranoi  t’i printe  popullit, pas rrefuzimit të tij, i cili nuk pranonte  t’i humbte privilegjet që ia patën dhan serbo-jugosllavët; Mandela i Kosovës, Demaçi, i cili me udhëzimet dhe urdhërar  e Xhavit Halitit, donte t’ia merte kalanë nga mbrenda Rugoves, edhe pse ai i pat ofruar udhëheqjen e LDK-së, po sa u kthye nga burgu;  Bukoshi i cili pasi u shantazhua nga sigurimi i msheft serb, ia kthej shpinën Rugoves dhe e pranoj aleancen LPK-PSSH-Demaçi me shokë të Zurihut për ta larguar nga skena politike Rugoven dhe për ta shkatrrruar LDK-në. Pra në saje të kësaj aleance,  Beogradi arrijti ta realizonte planin dhe skenarin e pastrimit etnik të Kosovës, dhe për ta  bërë Kosovën ‘’djep te sebizmit’’. Por i Madhi Zot edhe këtë herë ua prishi planet dhe skenaret Beogradit dhe aleatve të tyre, duke e detyruar NATO-n ta rrafi Serbinë, deri sa pranoj të kthehet prapa në shpellat e tij me bisht për këmbe  me ushtrin dhe policin e saj.

Këto fakte dhe argumente që i ceka, janë të njohura nga opinioni i ynë dhe ai  ndërkombtar, por ne duhet t’i përmendim çdo ditë,  sepse siç duket jemi  të vetmit komb në rruzullin tokësor që nuk mer mësim nga psimet.

Shtrohet pyetja pse po i lam të punojnë kundër interesave tona spiunët me damkë, ata që e krijuan SHIK-un, kur veç po dihen me emër dhe mbiemër se kush janë.I kemi lanë të zënë pozita udhëheqëse, i kemi lanë të futen në të gjitha institicionet shtetrore dhe joshtetrore, për të punuar në dëm të shqiptarve e në dobi të armiqve tanë, sepse jemi bërë frigacakë. Pse po ngurojmë  per t’ua  thënë të vërtetat në sy dhe në opinion, për veprimtarinë e tyre antishqiptare, me qëllimin më të mirë që t’i pengojmë  për t’i futër hundët  në organet shtetrore dhe joshtetrore të shqiptarve.

Duhet ta kemi të qartë se vetëm atherë kur t’i izolojmë klyshët serbo-sllavo grek, për të mos pasur fuqi institicionale në qeverisjen e shqiptarve,  Shqipëria,  Kosova dhe Viset tjera shqiptare do të hecin përpara në fitore të reja drejt  realizimit të  synimeve tona madhore.

 

Le Locle, më 29 nëntor 2012

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *