Shqipëria

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Shi dhe borë në gjithë vendin, temperaturat në ulje

Gadishulli i Ballkanit do te ndikohet nga aktiviteti i nje sistem frontal i cili do te kushtezojne ne vendin tone mot me rreshje shiu dhe rreshje bore.

E Marte 13 Shkurt 2018

Diten e sotme serisht i gjithe vendi do te perfshihet nga rreshje shiu me intesitet mesatar deri te larte ne Jugperendim ku do te kete shkarkesa elektrike. Ne zonat malore do te kete rreshje bore ne lartesite 400-600 metra mbi nivelin e detit te cilat do te intesifikohen gjate pjeses se dyte te dites dhe ne mbremje. Era do te jete me drejtim Juglindje (SE) me shpejtesi 15-30 m/sek ne bregdet. Valezimi do te jete i forces 5 lartesi vale 2,5 deri ne 4,5 meter ne det te hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore -2/5

Zonat e uleta 5/12

Zonat bregdetare 7/14

Kosova per diten e Marte dt 13 Shkurt do te jete me mot te vranet rreshje shiu . Temperaturat ne ekstremet e tyre do te luhaten ne vlera nga -1 grade ne mengjes deri ne 4 grade Celcius ne mesdite.

E Merkure 14 Shkurt 2018

Diten e Merkure dt 14 Shkurt moti do te jete me vranesira mesatare deri te dendura te shoqeruara me rreshje shiu ne zonat e uleta dhe bregdet. Ndersa ne zonat malore do te kete rreshje bore 400-600 metra mbi nivelin e detit. Ne mbremje do te kete nderpreje te perkohshme te rreshjeve. Era do te jete me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtesi 10-20 m/sek ne bregdet. Valezimido te jete i forces 4 lartesi vale 1,5 deri ne 2,5 meter ne det te hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore -4/6

Zonat e uleta 4/12

Zonat bregdetare 6/13

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *