Histori Lajmi Kryesor

Ambasadori francez: Nuk ka më komb Helen në Athinë dhe ju s’mund ta mbroni (Video)

Popullsia Shqiptare në Greqi në këndvështrimin e Arvanitit të madh, Vangjeli Liapi (1914-2008).
ADRIANO XHAFAJ
Vangjeli Liapi lindi në qytezën e vogël të Eleusinës më Gusht 14,1914 dhe vdiq në vendlindje më 12 Shkurt 2008, në moshën 94 vjeçare. Kishte origjinë Arbërore dhe ishte njohës i mirë i dialaktit Arbëror. Në moshën 17 vjeçare mbaron gjimnazin dhe hyn në vitin 1932 në Universitetin Kapodistria (një Shqiptar edhe ky), në degën e drejtësisë.Vangjeli Liapi ishte një makineri e vërtetë librash. Ai ka shkruar 40 libra,duke e bërë atë rekordmen të vërtetë Gines,padyshim autorin më me shumë libra në Greqi, Shqipëri, por dhe më gjerë. Temat e tij të preferuara ishin ato që kishin të bënin me mjedisin ku u rrit, me Shqiptarët e Greqisë, të quajtur Arvanitë sot. Nga librat e tij dallohen ato të natyrës etnollogjike të cilat i japin një vend të veçante dhe një nder të veçantë. Padyshim këtu pa asnjë mëdyshje përbën etnollogun më të madh, jo vetëm Arbëror, por edhe etnollogun më të madh Shqiptar. Për këto merita ai ka marrë dy herë çmime nga më të lartat e shtetit Shqiptar. Më 1995 ka marrë medaljen Naim Frashëri ,klasi i parë si dhe në vitin 1997 ka marrë çmimin Akademik si anëtar nderi i Akademisë Shqiptare të Shkencave. Pak para vdekjes së tij me financim të Ministrisë së Kulturës – Kosovë, e cila meriton një respekt të madh, të thellë, me ndërmjetësimin e studjuesit Arben Llalla që kishte lidhje me shumë Arvanitë – veprimtarë të mëdhenjë, u arrit të bëhej një video nga Lirio Nushi, një video – dokument shumë i rëndësishëm, ku midis të tjerëve flet edhe Vangjeli Ljapi(gërma j përshtatet më shumë se gërma i në dialektin Arvanit… Ljapi, Ljani, Ljanga, Ljibëri, Ljaçi, Ljako..etj). Po cila ishte përmbajtja e videos ? – Arvanitët – Shqiptarët flisnin të njëjtën gjuhë (0,30)
Bile Arvanitët nuk kuptojnë asnjë fjalë Helenisht
(Pir,Pir,Pir urdhëron oficeri. More çfarë pir thotë ky? , Zjarr ore djem dhe mali më pas mori flakë kur ai foli Arvanitisht.
– Arvanitishtja, gjuha e luftës (0; 50)
– Të gjithë luftëtarët ishin Arvanitë (minuta 0; 55)
– Arvanitët çliruan Greqinë (min 1:44) … kush nuk ishte Arvanit na thoni)
– Duam krye, Duam kesem (dashi në krye të kopesë) … ne kemi nevojë për kokë si lidership në krye të Arvanitëve si dash në krye të tufës) – 04:41
– të gjithë, të gjithë, të gjithë, Elefsina, Mandra, Magoúla, Aspropirgo, Salamina pas Dervenohorja, Krora, Kavasalla, Kakoniski, Pili, Shkurta
të gjitha këto janë fshatra Arvanite (06:30)
– Që ti biem shkurt ,mos të flasim shumë,i referohemi
zonave që nuk janë Arvanite në të gjithë Atikën (06:40)
– Nga Lavrio në Eleusina flisnin Helenisht le të themi në Athinë, Pire dhe Megara,
Të gjitha të tjerat flisnin Arvanitisht (06:55 për 7:20)
– Korinthi. Të gjitha fshatrat rreth tij Arvanitisht (08:00)
Foto e Arvanitit të Madh ,Vangjeli Liapi
Nënvizoj nga Akademiku Vangjeli Liapi
– Bile Arvanitët nuk kuptojnë asnjë fjalë Helenisht
– Të gjithë luftëtarët ishin Arvanitë (0; 55)
– Arvanitët çliruan Greqinë 1:44 … kush nuk ishte Arvanit na thoni.
– Që ti biem shkurt ,mos të flasim shumë,i referohemi
zonave që nuk janë Arvanite në të gjithë Atikën (06:40)
– Nga Lavrio si Eleusina flisnin Helenisht le të themi në Athinë, Pire dhe Megara,
Të gjitha të tjerat flisnin Arvanitisht (06:55 për 7:20)
Pra nuk themi se kush janë Arvanitë në Greqi,sepse ata janë shumica absolute , por le të themi se kush janë Helenët në Greqi . Dhe përgjigja
Nga skaji lindor,Lavrio ,deri në atë perëndiomor flitej Helenishtja le të themi në Athinë, Pire dhe Megara,
Të gjitha të tjerat flisnin Arvanitisht (06:55 për 7:20)
– Mesollongi, brenda dhe jashtë Arvanitë dhe Shqiptarë që i ndan vetëm besimi në fe, por e njëjta gjuhë (00:10 – 00:30,pjesa nr 2)
(part 1,2)
https://www.youtube.com/watch?v=kWl6saHKS_I
https://www.youtube.com/watch?v=ehXyDLHMbA0
Këto të dhëna të Vangjeli Liapi përkojnë plotësisht me të dhëna nga autorë të huaj, por që kanë arritur të njëjtat konkluzione
– Gr – François Louis Fauvel, zëvendës konsulli i mbretërisë Franceze nga një ishull pranë Athinës (Marina Zea,Pirea) dërguar Mbretërisë e Franceze, Prill 1821
“Nuk ka më Athineas në qytet (helenë- unë), – njoftonte ai Ministrinë e Jashtme Franceze, – por dhe po të kishte, konsulli s’kishte ç’të bënte për ata. Shtëpitë janë djegur. Sot Athineasit nuk janë më asgjë, por zotër janë të huajt, barbarët e maleve të Epirit (shqiptarët – unë).
Ata janë shërbëtorë të devotshëm të despotit Gura, që është prijësi aktual i tyre. Ndër 100 banorë mund të ketë ndoshta një Athineas. Janë Ilirianët, Epirotasit, që nuk e flasin gjuhën Helene, dhe unë vdiqa këtu duke përsëritur të njëjtën gjë: në Paris duan ripërtëritjen e Greqisë dhe besojnë në këtë. Edhe tregtarët Grekë e Latinë e thonë këtë me një klithmë. Elita e fisnikërisë së Europës së veriut vjen këtu në ndihmë të këtyre që pretendojnë se janë pasardhës të Helenëve, duke u vrarë pa asnjë lloj rezultati, duke vdekur madje dhe urie. Nuk ka më komb Helen në Athinë dhe ju s’mund ta mbroni konsullin tuaj. … Ai nuk ju është më i nevojshëm për asgjë!? Përse atëherë doni ta rinisni përsëri në Athinë?…”
– Një incident shumë i çuditshëm është raportuar nga një fshat vetëm dymbëdhjetë milje larg nga Athina, shkruan një korrespondent. Mësuesja, i cili u emërua kohët e fundit në fshatin Shalës, duke marrë përsipër detyrat e saj, zbuloi se nxënësit e saj nuk mund të kuptonin as dhe një fjalë të vetme Helenisht, e cila ishte gjithashtu një gjuhë e huaj edhe për prindërit e tyre. Gjuha e vetme që flisnin ishte gjuha Shqipe. http://adriano-xhafaj.blogspot.al/2014/07/blog-post.html
– Athina, kryeqytet i Shqipërisë së Poshtme
Athens, the capital of the new kingdom was geographically in the center of an ethnic Albanian sea of ​​people, as it was surrounded by dozens Arvanitis villages .Someone who would decide to travel, the first years of the creation of the Greek state, the Malessina and Martino in Locris, up to the castle (Hermione) and Kranidi the Peloponnese, a distance with the only car of the time, the beasts of burden would require 75 hours of continuous beam [Gell 1827, p VII] & [Molossos 1878], or with the necessary attitudes, a whole week [stonecutter 1983, pp. 57-58], likely outside of Thebes and Megara, not met people from the villages to be passed, which couldbe chatting with the Greek.
Athina, kryeqyteti i mbretërisë së re,ishte vendosur gjeografikisht në qendër të një etniciteti shqiptar detarësh, po ashtu e rrethuar nga toka nga dhjetra fshatra Arvanite.
Dikush që do të vendosë për të udhëtuar, vitet e para të krijimit të shtetit Grek, nga Malësina dhe Martino Locridhas, deri Kastri (Hermione) dhe Kranidhi Peloponez, një distancë me vetëm mjetet e transportit të kohës, paketë kafshësh, do të kërkonte 75 orë rrugë të vazhdueshme [Gell 1827, f. VII] & [Molossos 1878],që me qëndrimet e nevojshme, një javë të tërë [Lithoksou 1983, f. 57-58], ka të ngjarë jashtë Thives dhe Megara, të mos takonte një njeri nga fshatrat që do të kalonte, të cilët mund të bisedonin me të Helenisht. http://adriano-xhafaj.blogspot.al/2014/07/blog-post.html Fotografitë
1 – Kopertina ,Shqiptarët e stërlashtë të Greqisë,Arvanitët, ishin të vetmit përfaqsues në emër të Shtetit Ortodoks Grek që u dërguan në Gjermani si shoqërues të Mbretit Otto në rrugëtimin e tij drejt Greqisë më 1833.Pra vetëm tre Arvanitë ,asnjë Helen.
Nga e majta ,Dhimitër Papluta,Andrea Miauli dhe Kiço Boçari 2 – Vangjeli Liapi 3,4 – Kapadanët Arvanitë të oborrit mbretëror të Greqisë .Mbreti Gjermon Otto,suita oborrtare Gjermane ,Mbrtëresha Arvanite A-malia si dhe kapedanët .Asnjë Helen i vetëm në oborrin mbretëror të Gjermanit Otto.
Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *