Shqipëria

Misteri i telefonit të zhdukur dhe ‘kurthi’ që i bënë Azem Hajdarit për ta nxjerrë jashtë selisë së PD

Detaje të reja dhe shumë pikëpyetje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ish deputetit të PD-së, Azem Hajdarit dhe ekstradimit të ish truprojës së Sali Berishës në Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Izet Haxhinë, për të cilin gjykata e lartë e Turqisë ka vendosur të ekstradohet në Shqipëri si person i dyshuar në vrasje e Hajdarit.

Haxhia, i cili ndodhet ende në Turqi, ka rrëfyer për gazetën “Dita” detaje rreth vrasjes së Hajdarit, për të cilën kërkon nga drejtësia shqiptare që të zbardhet e vërteta dhe fajtorët të vihen pas hekurave.

Edhe pse mbi Haxhinë rëndon akuza e bashkëpunëtorit në vrasje, ngre disa pikëpyetje të forta për të cilat sipas tij ende nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Akuza ndaj meje për të cilën edhe jam dënuar ka qenë që, unë kam telefonuar Hajdarin, e kam nxjerrë  nga selia e PD dhe pastaj e kanë vrarë. Mirë, po e pranoj këtë akuzë… por, ku është telefoni i Hajdarit ? Kush e zhduku pa e ngritur trupin e tij të bërë shoshë nga plumbat? Kujt i intereson të zhdukej ai telefon? Pse në hetime, apo gjykim nuk u nxor ai telefon dhe telefonatat që ka bërë Hajdari dhe i kanë bërë? Kush ia ka bërë këto telefonata që kur ishte në Lushnje? Nga telefoni i kujt? Në emër të kujt ka qenë ky numër telefoni? Kush e përdorte këtë telefon? Këto tabulate ekzistojnë dhe duhet të dalin në dritë dhe aty del gjithë dinamika e asaj ditë të vrasjes dhe personat e përzier. Unë në jetën time nuk kam përdorur telefon celular sa kam qenë në Shqipëri. Kush ka përdorur e folur atë ditë e mbrëmje duhet të përgjigjet para drejtësisë”, thotë Haxhia./Gazeta Express

 

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *