Ballina Debate

Kosova dhe Shqipëria do të krenohen me veprën madhore të Aziz Zhilivodes dhe Ahmet Krasniqit

Shefqet Jashari – Strofci

Të nderuar bashkëkombës,  sot jemi tubuar këtu për të përkujtuar dhe për ta nderuar figurën e ndritur të kombit tonë, atdhetarin nacionalist, ushtarakun madhor, Ministrin e parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës , Komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës , Kolonel Ahmet Krasniqin, që dora katile ia shkurtoi jetë në kohen kur Kosova kishte nevojë për dijen dhe përvojën e tij të madhe në lamitë e artit ushtarak.

Vrasja e Ahmet Krasniqit në qendër të Tiranës,  preku thellë shpirtin liridashës të njerëzve të ndershëm anë e kënd botës, dhe i bëri vëner zemrat e shqiptarëve në  gjithë hapësirën tonë kombëtare e në diasporë, sepse ai përfaqësonte njërin ndër  institucionet më të  rëndësishmit të Republikës së Kosovës, për të cilin aq shumë kishte nevojë  Kosova.

Të flasësh për  jetën dhe veprën e një personaliteti të shquar të  kombit, siç është kolonel Ahmet Krasniqi,  dhe të përfshihet ajo në tërësi,  është e pa mundur, në një kujtim përkujtimor  siç është ky që po e mbajmë sot. Kjo do t’u mbetet për detyrë historianëve dhe studiuesve të lëmive të ndryshme.  Por nuk bën të mos  ceket  se Ahmet Krasniqi  rrjedhë nga një familje patriotike, që tradita luftarake u përcjell brez pas brezi. Të flitet për Ahmet Krasniqin e të mos vihet në dukje jeta dhe vepra e migjës së  tij,  Aziz Zhilivodës, do të thotë të mohohet një periudhë e rëndësishme e luftës heroike të  njërës ndër  familjet  më në zë të Kosovës,  që kombit ia dha dy vigaj, dy personalitete shumë të çmuar,  për kontributin që dhanë për çështjen kombëtare dhe për shqiptarinë. Aziz Zhilivoda me luftën që bëri kundër robërisë serbo-jugosllave,  u bë legjendë e gjallë dhe shpresë e fortë për shqiptarët e robëruar nga robëria e dyfishte serbo-jugosllavo-komuniste,  se prangat e robërisë një ditë do të këputën.

Edhe Ahmet Krasniqi e vazhdoi traditën luftarake të gjyshit, babait dhe mixhës së tij. Si nxënës i Shkollës Teknike në Prishtinë, mur pjesë në organizimin e demonstratave të 1968. Ndryshimet që u bënë pas demonstratave, ku klani i Titos fitoi mbi klanin e Rankoviqit, shfrytëzoi rastin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake, ku përpos familjes pati ndikim të madh për të studiuar artin ushtarak edhe Metush Krasniqi,   Hyrije Hana,  etj. Si oficer i APJ, bënë pjesë në udhëheqjen e ngushtë të Organizatës patriotike ,,LNÇKVSHJ’’(të udhëhequr nga Metush  Krasniqit). Dhe kur Lëvizja jonë kombëtare nga ilegaliteti i thellë kalon në legalitet të plotë, kur formohet LDK-ja dhe partitë tjera më të vogla, ai vihet në shërbim të Qeverisë së  Republikës së Kosovës. Pati kontakte dhe biseda me Fehmi Aganin, Bujar Bukoshin, dhe me përfaqësues tjerë të Qeverisë, duke shprehur gatishmërinë për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Më në fund FARK-u u kriju pas caktimit të tij Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës nga Qeveria e Kosovës në mars të 1988,  dhe arritjes së  Marrëveshjes në mes Tij dhe Demaçit në maj të 1998,  për bashkimin e Ministrisë dhe UÇK-së në një subjekt ushtarak –në FARK. Siç dihet njësitë operative të UÇK-së që i  krijoi Ahmet Krasniqi me  Ministrinë e Mbrojtjes  pas arritjes së  Marrëveshjes së Osllos,  arritën suksese të rëndësishme në luftën çlirimtare të Kosovës, por duhet veçuar Betejën e Logjes nën udhëheqjen e komandant Tahir Zemës dhe Betejën e Koshares, nën udhëheqjen e komandantëve Agim Ranadanit, Salih Çekajt, Anton Çunit, Rrustem Berishës etj. Po të mos ishte thyer marrëveshjes së  Osllos dhe po të mos ishin vra institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës nga spektri i majtë i  Kosovës,  Kosova do të  ishte krejtësisht në rrethana tjera, shumëfish më të favorshme, apo do të ishte plotësisht e pa varur.

Fatkeqësisht armiqtë tanë,  si kurdo herë më parë,  që na i vranë burrat më të mirë të kombit,  edhe gjatë luftës edhe pas lufte na i  vranë shumë veprimtarë të  dalluar të çështjes kombëtare, në mesin e të cilëve qe edhe Ahmet Krasniqi, i cili me aftësitë e tija organizative, me autoritetin dhe besimin që gëzonin tek bashkëkombasit, u ba pengesë e pa kalueshme në realizimin e  planeve të tyre antishqiptare. Këto forca të djallit  nuk e patën vështirë të gjenin argatë nga llumi i kombit shqiptar për të ngrehur gishtin e krimit,  duke ju premtuar pushtet që do t’ua mundësonte të arrijnë  ca interesa të vogla partiake, klanore dhe personale.

Sot kur shqiptarët gjenden para një sprove të rënd para faktorit ndërkombëtar, për të treguar aftësitë  e tyre qeverisëse, është detyrë mbi të gjitha detyrat që një pjesë e klasës politike shqiptare t’i rishqyrtoi veprimet e deritashme, inteligjencia e lartë të mos rrijë e pa interesuar për situatën aktuale, por të kyçet në jetën politike ku jetojnë dhe punojnë, për ta ndryshuar në të mirë të çështjes tonë kombëtare situatën politike dhe atë të sigurisë.

Populli ynë gjatë historisë së tij të gjatë pati vështërësi të mëdha dhe situata tepër të rënda që i kanosej ekzistenca e tij si popull dhe si komb.  Njëra ndër periudhat më të vështira të popullit tonë që i kaloi me pasoja shumë të mëdha ishte periudha kur më tepër se gjysma e popullit shqiptar  ra nënë robërinë serbo-jugosllave, dhe pastaj vështirësitë dhe pasojat u rritën kur gjithë kombin tonë e përfshiu robëria bolsheviko-komuniste. Armiqtë tanë shekullor na  përgatitën  kurthe të rrezikshme për të na  futur  në rrugë të pa krye, apo për të na  përplasur  në humnerën e zhdukjes dhe asimilimit të plotë. Formimi i shteteve ballkanike me përkrahjen e Rusisë cariste dhe aleatëve të saj dhe zhagitja e zgjedhjes së drejtë të  çështjes shqiptare nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare,  pati dhe do të ketë edhe mëtutje pasoja të rënda për kombin tonë. Edhe formimi i agjenturave serbo-sllavo-greke në gjithë hapësirën tonë etnike,  është njëri ndër faktorët më të fuqishëm të çakajve të Ballkanit për të penguar realizimin e aspiratave madhore të popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar, me punën e tyre destruktive dhe përçarëse,  si dhe  me mbledhjen e të dhënave të ndryshme për biografitë e personave publike në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Këto të dhëna pastaj përpunohen në Qendrat  vendimdhënëse të armiqve tanë, ku edhe merrnin  vendime dhe jepen detyra për likuidimin e personaliteteve të shquara të kombit tonë, që me veprimtarinë e tyre i rrezikonin interesat serbo-ruso-greke në Gadishullin Ilirik. Po thuajse të gjitha personalitetet e shquara të kombit tonë janë vrarë nga dora katile e shqiptarëve të lig që i ka blerë serbi apo greku siç ishin:  Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Shtjefen Gjeqovi, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Azem Hajdari, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Zahir Pajaziti, Ilir Konushefci, Xhemajl Mustafa, etj.

Ndriçimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit i cili u vra në Tiranë më 21 shtator 1988 është obligim ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar i Organeve të Drejtësisë së Shqipërisë. Zbulimi i kriminelëve që murën pjesë drejtpërdrejtë dhe  tërthorazi në këtë krim, që është njëri ndër krimet më monstruoze që u kryen ndonjë herë gjatë historisë tonë kombëtare, ka rëndësi të dorës parë,  sepse lamshit të vrasjeve politike  do t’i gjendet fija, me çka do të lehtësohen hetimet për zbulimin e vrasjeve tjera politike.

Të nderuar bashkëkombës propozoi që në emër të Juaj t’i dërgojmë një kërkesë Presidentit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Shqipërisë që me rastin e hetimeve që po i zhvillojnë për zbulimin e krimeve të Fatos Klosit,  Kryetarit të SHIK-ut,  të hetohet edhe vrasja e Ahmet Krasniqit dhe Ali Ukës, që ishin ndër vrasjet e para politike që u kryen në Shqipëri.

 

Ps. Ky shkrim qe përgatitur për ta lexuar me rastin e përkujtimit të katër vjetorit të vrasjes së Ahmet Krasniqit, që u organizua në Vushtrri. Për shkaqe objektive nuk mora pjesë në atë përkujtim.

Le Locle, 18 shtator 2002

 

 

 

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *