Ballina Kosova

Konjufca ia përmend Haradinajt punësimin e burrit të motrës

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ia ka përmendur kryeministrit Haradinaj, punësimin e burrit të motrës së tij, Liridon Dërvishajt në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke thënë se është në kundërshtim me programin qeverisës, ku thuhet se do të luftohet nepotizmi dhe familjarizimi.

Në seancën ku po shqyrtohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, Konjufca tha se në program nuk specifikohet si do të vimë deri te ngritja e buxhetit në 7 për qind.

“Në këtë program shihet vetëm listimi i dëshirave të bukura dhe nevojave të qytetarëve por nuk ka ndodnjë strategji se si do të ndodhë”, tha ai.

Ai i tha kryeministrit se duhet ta ketë një këshilltarë që i tregon se me kë duhet të takohet, duke marrë për shembull që ka pritur një grup që ka bërë vepër penale në komunën e Prishtinës.

Sipas tij, publikun e Kosovës e ka dëshpëruar emërimi i Liridon Dërvishajt në krye të fondit të sigurimeve shëndetësore dhe është në kundërshtim me programin qeverisës ku thuhet se do të luftohet nepotizmi dhe familjarizimi.

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

  1. Po cuditem me Glaufin , te gjithe , pa perjashtim bash te gjithe bejne ” lufte ” fushata zgjedhore per te ardhur ne pushtet dhe , edhe per te punesuar e rehatuar antar te familjeve te tyre .Ky eshte programi juaj i vertet Glaufin , marrja e ndonji tenderi etj. te tjerat jane rrena Glauf, per fat te keqe jane rrena .Edhe luften qe e kishin be disa komandant kete qellim e kishe pase , te vijne ne pushtet dhe pasi te vijne ne pushtet , ta zhvatin buxhetin e taksapagueseve te Kosoves dhe te punojne te afermit dhe familjaret e tyre .Kaq e thjeshte eshte kjo dhe kaq e tejdukeshme ku z.Haradinaj nuk bene asnji perjashtim bile, eshte nji nga ata qe ka te punesuar , me paturpesine dhe paskruptuline , me shume familjar se cdokush tjeter .
    Leni keto pallavra Glauf dhe kqyr edhe ti ne mujsh me e punesue ndonji te aferm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *