Ballina Debate

Komandant “Cobra”: A ka qenë detyra jote me përça diasporën dhe ti informosh eprorët tuaj?

Pas dëshmive tronditëse të të akuzuarit Shkumbin Mehmetaj, ka pasuar edhe reagimi i atyre që janë akuzu për porosi dhe krijim të grupit të vrasësve, si Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i LPK-së në diasporë dhe një nga figurat me reputacion shumë negativ dhe shpeshherë i argumentuar se në Gjermani kishte shërbyer edhe për shërbimin jugosllav, ndërsa më pas mendohet se ka kalua edhe në bashkëpunim të shërbimeve të tjera. Reagimi i vet Kelmendit pas dëshmisë së Mehmetajt, ka ngjallur kundër reagime.

Njëri prej tyre ka arritur në adresë të Gazetës Shqiptari.com nga komandant “Cobra” – Naser Vllasi, bashkëpunëtor i komandant Sali Çekajt njërit prej heronjëve më të njohur kombëtar.

Naser Vllasi, i cili ka treguar trimëri dhe rezultate të jashtëzakonshme në betejën e “Koshares” me njësitin e “Cobra”, ia ka parashtruar disa pyetje Kelmendit, të cilat duket se zbulojnë identitetin e tij diskret prej spiuni.

“Ibro, dua të ti bëj disa pyetje: Kush të mori në Shkup e të dërgoi te Nëna jote në Llabjan?!

Me çfarë pasaporte ke hy në Jugosllavi?

Kush të ka marrë nga Nëna jote e të ka përcjellë për detyrën e radhës?

Ku e ke kaluar kufirin me detyrat që ke marrë?

A ka qenë detyra jote me përça diasporën dhe ti informosh eprorët tuaj?

Nëse ke harruar dua të të pyes a e njeh Xheladin Beqirajn, besoj që nuk e ke harruar udhëtimin nga Shkupi në Kosovë?

A të kujtohet një mik i joti nga Rugova (profesori) të cilin e takove?

Besoj që të gjitha të kujtohen ngase me profesionin që e ushtron natyrisht se duhet ta kesh shumë të kthjelltë memorien”, thotë Naser Vllasi. Gazeta Shqiptari.com

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *