Kosova

Hoti – Haradinajt: Sollët në Kuvend Marrëveshjen siç ka qenë, u fshehët pas raportit të Bulliqit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar ashpër programin qeverisës të Qeverisë “Haradinaj”. Ai tha se i njëjti program nuk ka asnjë vizion dhe nuk ka pasion për t’iu ndihmuar qytetarëve.

Ai në fjalimin e tij në seancën e sotme shtoi se programi qeverisës nuk shihet të jetë program i punëve të mëdha.

“Ju nuk jeni për punë të mëdha. Dhe nuk mund të adresoni problemet e mëdha të qytetarëve. Këto premtime nuk janë evidentua në problemin qeverisës. Vlerësojmë se shpërfaq në mënyrë të vrazhdë mungesën e vizionit të kësaj shoqërie. Këta nuk kanë pasion dhe përkushtim për qytetarët e Kosovës. Punë e madhe është që të përmbushen kushtet për viza”, tha ai.

Madje, Hoti e akuzoi Haradinaj që e solli në Kuvend Marrëveshjen që dikur sa ishte në opozitë e kundërshtonte ashpër.

Ai tha se atë ditë kur e çoi dorën në Qeveri për procedim të Marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvend, Haradinaj u fsheh pas raportit të Shpejtim Bulliqit.

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *