Ballina Kosova

Heshtje zgjedhore në Istog

Pas pesë ditë fushate elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Istogut, sot është heshtja zgjedhore, kurse, nesër qytetarët e kësaj komune do t’i drejtohen kutive të votimin.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë, fletëvotimet kanë arritur dhe janë në Kosovë.

“Të gjitha ato emërimet e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe të gjitha përgatitjet tjera, marrja e materialit jo-sensitiv, sensitiv, të gjitha janë në përfundim e sipër”, tha ajo.

Istogu këtë të diel do të ketë 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova.

Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.

 

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *