Debate Lajmi Kryesor

Hashim Thaçi të rrëzohet nga pushteti me protesta, ta shpëtojmë Kosovën nga copëtimi!

Shqiptarët urgjentisht duhet të organizohen në gjithë hapësirën ballkanike, ndërsa ajo në mërgim po ashtu duhet të bëjë të njëjtën gjë, veçanërisht në SHBA, që t’ju vijë në ndihmë shqiptarëve në Ballkan, në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe në Serbi ta hap çështjen e Sanxhakut.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tashmë ka nxjerrë hapur para shqiptarëve dobësitë e tij politike, pazotësinë për të udhëhequr, dhe gatishmërinë e tij për të sakrifikuar çdo rezultat të arritur në politikën shqiptare në Kosovë dhe më tej, vetëm e vetëm, që ta shpëtojë veten nga Gjykata speciale.

Ai përveç se është deklaruar se mund të ketë shkëmbim territoresh dhe sipas raportimeve në media, ai është takuar për ta diskutuar këtë opsion edhe me Edi Ramën kryeministrin e Shqipërisë dhe Ali Ahmetin, ish anëtarin e Shtabit të Rognerit për UÇK-në.

Me këtë diskutim ai të paktën ka vënë në lëvizje idenë për ndarjen e Kosovës dhe të Maqedonisë. Po ashtu Greqia është më se e gatshme për copëtimin e Maqedonisë, në emër të Maqedonisë veriore, edhe pse territori i Maqedonisë antike shtrihej edhe në Greqi. Maqedonasit antik ishin popull ilir ose rridhnin nga e njëjta degë, mbase popull pellazgjik, por që s’kishin asnjë lidhje me grekët e antikitetit, që besohet se ishin një përzierje fenikase, egjiptase dhe popullsisë vendase, kjo e asimiluar kulturalisht nga pushteti që kishin popullsia ardhacake, e vogël në numër.

Ndërkohë, që Ministria e Jashtme e Greqisë, duke e përjashtuar ekzistencën e çështjes çame, po e mban të hapur opsionin për copëtimin e jugut të Shqipërisë.

Por, meqenëse edhe Thaçi ka biseduar me Edi Ramën, dhe duke njohur marrëveshjet e fundit me Greqinë, seriozisht është vënë në pikëpyetje edhe tërësia tokësore e Shqipërisë, e kërcënuar nga lufta speciale greke, për të ashtuquajturin “Vorio Epirin”, në vend se të kishim përballë zgjidhjen e çështjes çame, dhe krijimin e Republikës së Çamërisë, e cila së bashku me arvanitasit dhe shqiptarët që jetojnë të shkuar së fundi në Greqi të shkuar pas tranzicionit, përbëjnë 3-4 milionë banorë apo mbi 30 % të popullsisë, dhe nuk gëzojnë as të drejta elementare, të përdorimit të gjuhës, shkollimit, mbishkrimeve etj.

Ndërkohë, këmbimi i territoreve me Serbinë, rrezikon edhe interesat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, pasi që veçmas Medvegjën (komunën më të madhe territorialisht), Serbia është kujdesur ta shpopulloj, dhe që po ashtu ka për opsion vetëm bashkimin e disa fshatrave shqiptare, dhe Preshevës, me shumë vështirësi se Bujanoci mund ti bashkohet Kosovës, edhe pse këto dy komuna janë territorialisht me kompaktësi shqiptare në zonën kufitare. Ndërkohë, që vetë pushteti këtu e ka mbytur opinionin me retorikën se veriun e kontrollon Serbia, ani pse në vazhdimësi sigurinë atje e ka ofruar KFOR-i (sigurinë kufitare edhe tani), policia e UNMIK-ut, dhe tash e Kosovës.

Si ta ndalim Hashim Thaçin nga copëtimi i Kosovës?

Bazuar nga qëndrimet e tij, veçmas ato së fundi kur Thaçi e rrezikoi seriozisht Kosovën me përpjekjen e tij për:

me përmbys Gjykatën speciale;

qëndrimet e tij, të cilat prodhuan në vazhdimësi marrëveshje të disfavorshme, në Bruksel, madje me rezultate fataliste për unitetin e shtetit të Kosovës, si Asociacioni, marrëveshja për gjyqësinë, policinë etj;

qëndrimet e tij të disfavorshme në Vjenë, kur bisedohej për statusin e Kosovës, ku më fatalja është e drejta e vetos së serbëve ndaj çështjeve me rëndësi, si ajo me ushtrinë etj.;

qëndrimet e tij për të eliminuar simbolet kombëtare shqiptare më shumë se 2600 vjeçare, sikurse simboli kombëtar i shqiponjës dykrenore;

qëndrimet e tij negative që nuk lejuan bashkimin e faktorit shqiptar, që më pas eskaluan që ai dhe grupimi i tij të kryenin vrasje politike (në luftë dhe pas saj), si të ministrit Ahmet Krasniqi, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Tahir Zemës, Haki Imerit, Ukë Bytyçit, komandant ‘Karadakut”, komandant “Drinit”, e dhjetëra të tjerëve, vetëm pse ishin figura të rëndësishme që mbështesnin Rugovën, dhe vrasja e bashkëpunëtorëve të Rugovës bëhej për ta dobësuar krahun e tij politik, dhe për të mbjellë frikë e terror tek mbështetësit e tij, në mënyrë që ta merrnin sa më parë pushtetin’;

Ai mban përgjegjësinë se ishte njëri nga nxitësit dhe organizatorët kryesorë të trazirave të marsit 2004;

Një nga përgjegjësit kryesor që e zvarriti nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, pa e ndryshuar aspak përmbajtjen e saj, duke i dhënë shansin Serbisë, që të dislokonte dhe fshehte maksimalisht trupat në Kosovë dhe të planifikonte sa më mirë realizimin e projektit gjenocidal ndaj Kosovës!

Ai mban përgjegjësinë kryesore si kryeministër në dy mandate, dhe si kryetar PDK-je për korrupsionin dhe privatizimin negativ në Kosovës;

Këto dhe shumë faktorë negativ të politikës së tij, nuk lënë shteg tjetër, përveç se shqiptarët që të organizohen, dhe që me protesta masive, ta rrëzojnë nga posti i presidentit të vendit, dhe t’i dorëzohet drejtësisë! Gazeta Shqiptari.com

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *