Bota

Erdogan bisedon me udhëheqës të botës islame mbi vendimin e Amerikës për Jerusalemin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në lidhje me planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqyteti i Izraelit, bisedoi në telefon me Kryeministrin e Malajzisë, Necip Rezak, Presidentin e Tunizisë, El-Baci Kaid es-Sibsi dhe Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Presidenti Erdoan u shpreh se njohja e Jerusalemit si kryeqytetit i Izraelit do të pengojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Sipas informacioneve të mara nga presidenca, Erdoan tha se për paqen dhe stabilitetin e rajonit është e domosdoshme të konkretizohet shteti i pavarur dhe sovran i Palestinës brenda kufijve të 1967-ës dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Ai rikujtoi se vendimi për aneksim i Jerusalemit, marrë nga Izraeli në vitin 1980, është refuzuar nga shoqëria ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara dhe Jerusalemi, që është një qytet i shenjtë për myslimanët, është një çështje shumë e ndjeshme për vendet islame.

Në biseda u nënvizua se tentativa për një ndryshim të statusit në Jerusalem do të ketë reagimin e botës islame dhe do të ndikojë negativisht paqen dhe stabilitetin.

Liderëve me të cilët bisedoi, kreu i shtetit turk i bëri të ditur se, si kryesuese e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, në Stamboll, në datën 13 dhjetor, do të zhvillohet Samiti i Jashtëzakonshëm Islam.

 

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *