Shkencë

Analiza gjenetike e një bebeje zbulon si u popullua Amerika

Vdiq 6 javëshe para 11 500 vjetësh, por ka shumë për të thënë. Analiza e ADN-së së fosilit të kësaj bebeje të gjetur në Alaskë lejon të saktësohet sesi kanë mbërritur njerëzit e parë në kontinentin amerikan. Mbetjet e kësaj bebeje të gjinisë femër u zbuluan në vitin 2013 në një park arkeologjik të Upward Sun River në Alaskë dhe u pagëzua me emrin “vogëlushja e mëngjesit” nga komuniteti indigjen lokal, ndërsa për shkencëtarët njihet si USR1për referim të vendit ku u gjet. Ishte varrosur me një tjetër bebe të porsalindur, të gjinisë femër që edhe ajo u studiua nga ekipi shkencor i universitetit të Kopenhagenit, të Kembrixhit dhe të Alaskës. Një pjesë e komunitetit shkencor pohon se njerëzit e parë që shkelën këmbë në kontinentin amerikan i përkisnin një grupi pasardhës të Azisë në fund të periudhës së akullnajave (Pleistoceno Superior).

Në atë epokë akullnaje niveli i oqeaneve ishte ulur dhe një urë toke që sot i përket ngushticës së Beringut lejonte të kalonin nga Siberia në Alaskë. Megjithatë mbeten ende disa pikëpyetje mbi datën e mbërritjes së kësaj popullate dhe për më tepër mënyrën se si e pushtuan kontinentin amerikan.

Ekipi i kërkuesve, punimet e të cilëve u publikuan në Nature, arriti të nxirrte genomin e plotë të kësaj bebeje USR1. Megjithatë nuk arritën të nxirrnin genomin e bebes së porsalindur për shkak të sasisë së pamjaftueshme të ADN-së, por analizat genetike treguan që dy vajzat ishin të lidhura, ndoshta kanë qenë kushërira.

Vogëlushja e mëngjesit solli në dritë një surprizë, trashëgimia e saj genetike nuk korrespondon me dy degët e njohura të amerikanëve të parë. Shkencëtarët zbuluan se i përkiste një grupi deri atëherë të panjohur që ata e emërtuan si “beringianët antikë” .

“Nuk e dinim që kjo popullatë ekzistonte.” – nënvizon Ben Potter, profesor i antropologjisë në universitetin e Alaskës. Analiza të tjera lejojnë që provat e para genetike direkte të amerikanëve të parë vijnë të gjitha nga e njëjta popullatë që ka mbërritur nga një lëvizje e vetme migratore gjatë epokës së akullnajave.

Kjo valë migratore mund të ketë ndodhur më shumë se 20 000 vjet më parë nënvizon universiteti i Kembrixhit në komunikatën e vet.
/ Bota.al

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *