Ballina Shqipëria

“Ambasadori britanik ka marrë lekë nga Saimir Tahiri” dhe shet viza për 15 mijë euro!

  • Alban Beshiri do të ekstradohet nga Anglia drejt Shqipërisë, pasi është dënuar me gjashtë muaj heqje lirie, sepse ka kanosur sipas akuzës, prokuroren Oltiana Çifliku.

Nga ana tjetër çështja është me e komplikuar sesa kaq, teksa vetë i akuzuari shprehet se në çështje janë të përfshirë shumë persona, duke përmendur dhe Saimir Tahirin.

Beshiri akuzon për dhunë, mitmarrje dhe mos zbardhje të të vërtetës. Ai akuzon policinë e Tiranës, kryesisht Sinan Kryeziun dhe Vaid Bekteshin të dy policë të rajonit nr 6 ndaj të cilëve nuk është marrë asnjë masë dhe hetimi ka mbyllur sytë, ndonëse ata kanë ushtruar sipas kallzimit të Beshirit dhunë në qeli, si pasojë e së cilës ka pasur pasoja shëndetsore.

Duke folur për ‘’Fax News” ai është shprehur se ambasada britanike në Tiranë është e korruptuar, pasi kërkon 15 mijë euro për një vizë.

Beshiri ka folur dhe për bisedat e tij me Saimir Tahirin, teksa kishte denoncuar dy policët, ndërsa në dosje i ishte shënuar se ai kishte rrëshkitur pasi kishte shkelur mbi një banane.

“Më kërko falje më ka thënë prokuroria dhe të mbyllim këto gjëra. Unë kam pasur një konflikt me ish-bashkëshorten time, i kam thënë te fëmija ime mos më ngacmo. Mesa duket i ka dhënë zemër i dashuri i saj Elidon Imeraj, gjeli i Vorës. E humba kontrollin dhe e futa poshtë këmbëve, nuk e mbaj mend çfarë i kam bërë.

Ish-bashkëshortja më ka thënë se prokurorja Oltiana Çifliku së bashku me Elidon Imerajn, (të dashurin e ish-bashkëshortes) do të bëjnë gropën. Ata më kanë shkruar në letra sikur unë e kam rrahur gruan për xhelozi. Kur kam ardhur këtu në Angli e kam marrë në telefon dhe i kam thënë prokurores se je duke e gatuar çorbën shumë keq.

Ambasada britanike është e korruptuar dhe shet viza kundrejt 15 mijë eurove. Këto i kam treguar këtu në Britani dhe për një periudhë vizat u bllokuan”, u shpreh Beshiri.

Duke rrëfyer ngjarjen në komisariatin numër 6 Beshiri thotë se denoncimi i tij ka rënë në vesh të shurdhët.

“Kur unë shkova në rajonin 6, binte shiu, më gjuajti Sinani (efektiv policie). Kam bërë denoncim, ndërsa Prokuroria më tha që kisha shkelur bananen dhe kisha rrëshkitur. Aq letra false më kanë bërë saqë se mbaj mirë mend, kanë shkruar në dosje sikur unë doja që të vija tritol shefit të Policisë.

Ambasada britanike e ka mbuluar Saimir Tahirin, ja kam thënë mu në mes të gjykatës që ambasadori ka marrë lekë nga Saimir Tahiri për të mbyllur çështjen. Tashmë nuk kam më frikë për jetën pasi Tahiri nuk është më në zyrat e shtetit në Shqipëri”, u shpreh Beshiri në ‘’Fax News’.

Po ashtu Beshiri shpreson në rihapjen e dosjes së tij nga ana e Arta Markut, dhe thotë se kërkesa e tij më herët është refuzuar nga ana e Adriatik Llallës. Ekstradimi i tij pritet të ndodh pas tre ditësh.

 

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *