Debate

NJË VIT VUAJTJE E TORTURË PËR NEZIR MEHMETAJN DHE FAMILJEN E TIJ

Reagim

Gani Hasan Mehmetaj, Rudicë

Jemi në prag të vitit të Ri, 2021. Në prag të muajit janar prej nga fillojnë muajtë e vitit. Ndërsa, për Nezir Mehmetajn, nga Rudica e Klinës, një vit izolim në burgjet e Serbisë. Një vit vuajtje e torturë, për Nezirin dhe familjën e tij. Një vit turpi për qeverinë e Kosovës. Po bëhet një vit prej kur është arrestuar dhe mbahet në burgjet serbe, Nezir Mehmetaj, dhe drejtuesit e shtetit të Kosovës nuk e morën mundimin për lirimin e tij.

Nezir Mehmetaj, rrjedhë nga një familje bujare dhe me tradita të larta atdhetare. Babai i tij, Mustafa, për shumë vite ka qenë i burgosur politik. Kontributi i tyre nuk ka munguar as në luftën e fundit të Kosovës me Serbinë. Andaj, edhe iu gëzuan lirisë dhe shpalljës së Kosovës shtet. Por, për fat të keq, ky shtet nuk po tregon përkushtim qytetar për shtetasit e vet, për shqiptarët. Tashmë familjën e Mustaf Mehmetajt, po e rëndon fati i keq i Nezirit, derisa qytetaret serb, që bënë krime në Kosovë, po lëvizin lirshëm si në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri.

Thirrje ndërgjegjjës së drejtuesve të shtetit të Kosovës, që të ndërmarrin masa për lirimin sa më parë të Nezir Mehmetajt. Të mbyllin plagët e trupit dhe shpirtit të familjës së Mustafë Mehmetajt, të cilët nuk po  gjejnë qetësi. Anëtarët e kësaj familje binë e zgjohen me mendje tek djali, vëllau, burri dhe baba i tyre që po përjeton atë që përjetuan shqiptarët gjatë një shekulli. Për familjën e Mustaf Mehmetajt, edhe pas 21 vitesh, akoma nuk ka përfunduar lufta.

 

Shpërndaje:
Loading...

Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *